Fëmija 6-vjeçar sulmohet, zhvishet dhe filmohet në garderobën e një shkolle

Një rast i sulmit fizik ndaj një fëmije të mitur në garderobën e sallës sportive të një shkolle fillore në Koçan është denoncuar në polici, njofton 4news.mk. Sipas denoncimit, një fëmijë gjashtë vjeç e gjysmë është sulmuar fizikisht dhe zhv...

shtator 25, 2026 - 17:00
Fëmija 6-vjeçar sulmohet, zhvishet dhe filmohet në garderobën e një shkolle

Një rast i sulmit fizik ndaj një fëmije të mitur në garderobën e sallës sportive të një shkolle fillore në Koçan është denoncuar në polici, njofton 4news.mk.

Sipas denoncimit, një fëmijë gjashtë vjeç e gjysmë është sulmuar fizikisht dhe zhveshur, ndërsa ngjarja është filmuar me një orë inteligjente nga disa fëmijë të tjerë të mitur, më të mëdhenj në moshë.

Rastin më 24 shtator në Policinë e Koçanit e ka denoncuar babai 42-vjeçar i fëmijës.

“Më 24.09.2026, në orën 12:45, në Policinë e Koçanit, një 42-vjeçar nga Koçani ka denoncuar se në garderobën e sallës sportive të një shkolle fillore në Koçan, fëmija i tij gjashtë vjeç e gjysmë është sulmuar fizikisht, zhveshur dhe filmuar me një orë inteligjente nga disa fëmijë të tjerë të mitur, më të mëdhenj se ai”, njoftoi MPB-ja.

Për rastin janë njoftuar prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale.

Institucionet kompetente po ndërmarrin masa për zbardhjen e plotë të rastit.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.