Fërçkoski bombastik: “Përkulemi para serbëve dhe rusëve, ndërsa refuzuam dorën e Konstantinopojës!”
Profesori universitar dhe ish-ministri Ljubomir Fërçkoski ka kritikuar ashpër qasjen e Kisha Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit ndaj Patriarkanës Ekumenike, duke vlerësuar se refuzimi i nismës nga Kostandinopoja e ka futur proces...
Profesori universitar dhe ish-ministri Ljubomir Fërçkoski ka kritikuar ashpër qasjen e Kisha Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit ndaj Patriarkanës Ekumenike, duke vlerësuar se refuzimi i nismës nga Kostandinopoja e ka futur procesin e njohjes së plotë të autoqefalisë në ngërç.
Sipas Fërçkoskit, njohjet nga Beogradi dhe Moska nuk përbëjnë zgjidhje përfundimtare, ndërsa Kisha ende nuk e ka siguruar njohjen e përgjithshme.
“Autoqefalinë e kemi të njohur nga serbët dhe rusët, por jo nga të tjerët. Ata që duhej të na e jepnin i zemëruam dhe qëlluam veten në gju”, deklaroi profesor dr. Ljubomir Fërçkoski.
Ai e cilëson si paradoks faktin që sot Kisha tregohet e afërt me Serbinë dhe Rusinë, për të cilat thotë se historikisht kanë qenë kundërshtare të pavarësisë kombëtare dhe kishtare maqedonase.
“Historikisht, serbët dhe rusët kanë qenë gjithmonë kundër një shteti të pavarur maqedonas dhe një Kishe maqedonase. E tani ne përkulemi para tyre”, tha Frçkoski.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.