Fidan Jusufi: A është më i ndotur uji apo politika?
Fidan Jusufi, aktivist politik, ka reaguar lidhur me situatën me ujin e pijshëm në Gostivar, duke theksuar se shëndeti dhe mirëqenia e qytetarëve duhet të jenë mbi çdo interes politik. “Të reagosh në rrethana kur shëndeti dhe mirëqenia e...
Fidan Jusufi, aktivist politik, ka reaguar lidhur me situatën me ujin e pijshëm në Gostivar, duke theksuar se shëndeti dhe mirëqenia e qytetarëve duhet të jenë mbi çdo interes politik.
“Të reagosh në rrethana kur shëndeti dhe mirëqenia e qytetarëve janë në rrezik është shumë e rëndë dhe e vështirë. Situata me të cilën po përballemi është e rëndë. Lutemi që kjo gjendje të kalojë sa më shpejt dhe pa pasoja për qytetarët. Nga çdo situatë që na godet duhet të nxjerrim mësimet dhe përfundimet më të mira. Në fund të fundit, të gjithë jemi njerëz dhe të gabueshëm”, ka shkruar Jusufi.
Ai ka kritikuar reagimet që, sipas tij, i kanë dhënë konotacione politike çështjes së ujit.
“Ajo që më la më së shumti përshtypje ishin reagimet që i jepnin konotacione politike kësaj çështjeje. Kjo më bën të besoj se halli i disave nuk janë aq qytetarët, sa poentimi politik”, shprehet Jusufi.
Në vijim, ai ka ngritur edhe një pyetje retorike:
“A është më i ndotur uji, i cili brenda disa ditëve me siguri do të jetë në gjendje të konsumohet, apo POLITIKA?”
Sipas tij, çështja e ujit me gjasë do të zgjidhet, por mbetet pyetja se si do të zgjidhet “çështja e pastrimit të politikës”, e cila, siç shprehet ai, prej kohësh është e ndotur.
“Shëndeti i qytetarëve është mijëra herë më i rëndësishëm se defilimi i disa politikanëve nëpër Gostivar, që vijnë e shkojnë vetëm për një arsye – të tregojnë triumfalizëm”, përfundon Jusufi. Gazeta Flaka
The post Fidan Jusufi: A është më i ndotur uji apo politika? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.