Fifi në pritje të ëmbël për herë të dytë
Këngëtarja Fifi ka konfirmuar se do të bëhet nënë për herë të dytë, duke ndarë me publikun lajmin e gëzueshëm për zgjerimin e familjes së saj. Ajo ka zgjedhur një mënyrë humoristike për të zbuluar shtatzëninë, përmes një videoje të publikua...


Këngëtarja Fifi ka konfirmuar se do të bëhet nënë për herë të dytë, duke ndarë me publikun lajmin e gëzueshëm për zgjerimin e familjes së saj.
Ajo ka zgjedhur një mënyrë humoristike për të zbuluar shtatzëninë, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet duke thënë: “Mos më shqetësoni se kam gajlet e mia, më duket se jam shtatzënë”.
Ky lajm vjen pasi Fifi përjetoi për herë të parë emocionet e mëmësisë me lindjen e djalit të saj, Theo Mal. Tashmë, këngëtarja dhe familja e saj po përgatiten të mirëpresin një tjetër pjesëtar, ndërsa kjo periudhë pritet të sjellë emocione dhe momente të veçanta në jetën e tyre.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.