Filipçe: Qytetarët jetojnë më keq, kemi humbur shpresën për të ardhmen

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka kritikuar qeverisjen aktuale, duke pretenduar se standardi i jetesës së qytetarëve është përkeqësuar krahasuar me dy-tre vite më parë. Sipas tij, një pjesë e qytetarëve kanë humbur besimin se gjërat ...

shtator 14, 2026 - 23:30
Filipçe: Qytetarët jetojnë më keq, kemi humbur shpresën për të ardhmen

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka kritikuar qeverisjen aktuale, duke pretenduar se standardi i jetesës së qytetarëve është përkeqësuar krahasuar me dy-tre vite më parë.

Sipas tij, një pjesë e qytetarëve kanë humbur besimin se gjërat mund të ndryshojnë, ndërsa pushteti aktual, siç tha ai, po u jep të rinjve një shembull të gabuar për mënyrën se si duhet të menaxhohet shteti.

Filipçe tha se LSDM-ja synon të rikthejë besimin e qytetarëve dhe të marrë sërish përgjegjësinë për qeverisjen e vendit.

“Do ta rikthejmë pushtetin në duart e qytetarëve. Gjërat do të ndryshojnë, do të hyjmë në Evropë dhe të rinjtë do ta shohin të ardhmen këtu”, deklaroi Filipçe.

Ai e paraqiti kthimin e vendit në rrugën drejt integrimit evropian dhe krijimin e perspektivës për të rinjtë si ndër prioritetet kryesore të LSDM-së. Gazeta Flaka

The post Filipçe: Qytetarët jetojnë më keq, kemi humbur shpresën për të ardhmen appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.