Filipçe shpall betejën për pushtetin: “Do ta ndryshojmë vendin dhe do ta rikthejmë shpresën”
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka kritikuar ashpër qeverisjen aktuale, duke thënë se qytetarët sot jetojnë më keq se para dy-tre vitesh dhe se shumë prej tyre kanë humbur shpresën për një të ardhme më të mirë. Sipas tij, pushteti po jep...
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka kritikuar ashpër qeverisjen aktuale, duke thënë se qytetarët sot jetojnë më keq se para dy-tre vitesh dhe se shumë prej tyre kanë humbur shpresën për një të ardhme më të mirë.
Sipas tij, pushteti po jep një shembull të keq për të rinjtë në mënyrën se si menaxhohet shteti.
Filipçe tha se LSDM-ja do të punojë për rikthimin e besimit të qytetarëve dhe marrjen sërish të pushtetit.
“Do ta rikthejmë pushtetin në duart e qytetarëve. Gjërat do të ndryshojnë, do të hyjmë në Evropë dhe të rinjtë do ta shohin të ardhmen këtu”, deklaroi ai.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.