Fitimi, shoku i ngushtë i Laurentit me mesazh tejet prekës për TikTokerin që iku tragjikisht nga kjo botë – do të qani edhe ju

Influenceri Fitim Sylejmani ka ndarë një mesazh prekës në kujtim të mikut të tij, Laurent Krasniqi, i cili muajin e kaluar humbi jetën tragjikisht pas një aksidenti me motoçikletë. Në ditët pas humbjes së tij, miqtë dhe të afërmit kanë ndar...

tetor 5, 2026 - 22:00
Fitimi, shoku i ngushtë i Laurentit me mesazh tejet prekës për TikTokerin që iku tragjikisht nga kjo botë – do të qani edhe ju

Influenceri Fitim Sylejmani ka ndarë një mesazh prekës në kujtim të mikut të tij, Laurent Krasniqi, i cili muajin e kaluar humbi jetën tragjikisht pas një aksidenti me motoçikletë.

Në ditët pas humbjes së tij, miqtë dhe të afërmit kanë ndarë vazhdimisht kujtime dhe momente të përbashkëta me Laurentin, duke shprehur dhimbjen për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta.

Kësaj here, një mesazh emocional ka ardhur nga miku i tij, Fitim Sylejmani. Ai ka publikuar në TikTok një video në kujtim të Laurentit, duke shoqëruar pamjet me disa fjalë të ndjera për shokun e tij.

“Lali jem, faleminderit për gjithçka. Allahu të shpërbleftë me Xhenet e na bashkoftë prapë”, ka shkruar Sylejmani.

Përmes këtij dedikimi, Sylejmani ka shprehur mallin dhe dhimbjen për mikun e tij, duke kujtuar lidhjen e tyre dhe momentet që kanë kaluar së bashku.

Postimi ka prekur ndjekësit e tij, ndërsa në komentet e videos janë përcjellë mesazhe ngushëllimi dhe mbështetjeje për familjen, miqtë dhe të gjithë të afërmit e Laurent Krasniqit.

Humbja e tij e papritur kishte prekur rrethin e tij shoqëror dhe të gjithë ata që e njihnin, ndërsa kujtimet e miqve vazhdojnë të jenë një mënyrë për ta mbajtur të gjallë kujtimin e tij./ORAinfo/


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.