Fitorja e Arkin Jahijit, çfarë flasin numrat?

Shkruan:Florian Nesimi Në vitin 2025, Haqim Ramadani në raundin e dytë mori 4,224 vota, ndërsa këtë vit Arkin Jahiji arriti në 4,438 vota, pra 214 vota më shumë. Në anën tjetër, kandidati i VMRO-së këtë vit mori 4,175 vota, për dallim nga 4...

Nëntor 2, 2026 - 01:00
Fitorja e Arkin Jahijit, çfarë flasin numrat?

Shkruan:Florian Nesimi

Në vitin 2025, Haqim Ramadani në raundin e dytë mori 4,224 vota, ndërsa këtë vit Arkin Jahiji arriti në 4,438 vota, pra 214 vota më shumë.

Në anën tjetër, kandidati i VMRO-së këtë vit mori 4,175 vota, për dallim nga 4,374 votat që kishte marrë kandidati i saj në vitin 2025. Pra, VMRO mori 199 vota më pak.

Këto shifra e bëjnë edhe më domethënëse fitoren e Arkin Jahijit dhe flasin për mbështetjen që VLEN i dha Jahijit duke përkrahur kandidatin shqiptar dhe duke kontribuar kështu në bashkimin e votave.

Bërvenica dëshmoi se një kandidat që posedon cilësi arrin të mbledh vota edhe jashtë partisë së tij. Urime Arkin Jahijit për fitoren dhe suksese në drejtimin e komunës.

*postim në facebook


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.