Flaka dhe Gostivari Sot rreshtohen me studentët: “Çdo resurs në shërbimin tuaj”

Përkrahje për studentët shqiptarë Të nderuar studentë, Redaksitë e Flaka dhe Gostivari Sot shprehin mbështetjen e plotë për kërkesat tuaja dhe për protestën e paralajmëruar më 6 prill. Kërkesa juaj The post Flaka dhe Gostivari Sot rreshtohen me studentët: “Çdo resurs në shërbimin tuaj” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 4, 2026 - 14:00
Flaka dhe Gostivari Sot rreshtohen me studentët: “Çdo resurs në shërbimin tuaj”

Përkrahje për studentët shqiptarë

Të nderuar studentë,

Redaksitë e Flaka dhe Gostivari Sot shprehin mbështetjen e plotë për kërkesat tuaja dhe për protestën e paralajmëruar më 6 prill.

Kërkesa juaj për të ushtruar të drejtën për arsim dhe provim në gjuhën shqipe nuk është privilegj – është e drejtë themelore e garantuar me Kushtetutë dhe ligj. Fakti që kjo e drejtë vazhdon të mohohet në praktikë është i papranueshëm dhe kërkon reagim të qartë shoqëror.

Zëri juaj është i drejtë. Qëndresa juaj është legjitime.

Ne, si media, e kuptojmë përgjegjësinë tonë. Prandaj ju garantojmë se çdo resurs i redaksive tona do të jetë në shërbimin tuaj – për raportim të drejtë, për pasqyrim të zërit tuaj dhe për mbrojtje të interesit publik.

Do të jemi aty për të dokumentuar, për të informuar dhe për të mos lejuar që kjo çështje të anashkalohet apo relativizohet.

Kjo nuk është vetëm çështje studentore. Është çështje e barazisë, e ligjit dhe e dinjitetit.

Qëndroni të vendosur.

Me respekt,
Redaksia Flaka
Redaksia Gostivari Sot

The post Flaka dhe Gostivari Sot rreshtohen me studentët: “Çdo resurs në shërbimin tuaj” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .