Flakët përfshijnë Shutkën: zjarr i madh në një lokal tregtar
Një zjarr i madh ka shpërthyer gjatë orëve të hershme të mëngjesit në një lokal tregtar në rrugën “Indira”, në komunën e Shuto Orizarit në Shkup. Nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) bëjnë të ditur se ekipet e zjarrfikësve kanë ndërhyrë m...
Një zjarr i madh ka shpërthyer gjatë orëve të hershme të mëngjesit në një lokal tregtar në rrugën “Indira”, në komunën e Shuto Orizarit në Shkup.
Nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) bëjnë të ditur se ekipet e zjarrfikësve kanë ndërhyrë menjëherë pas raportimit të zjarrit, ndërsa intervenimi ka zgjatur nga ora 03:31 deri në 06:45.
Në shuarjen e flakëve kanë marrë pjesë gjithsej 15 zjarrfikës me gjashtë automjete kundër zjarrit, të cilët kanë punuar për disa orë për të vënë situatën nën kontroll.
Për momentin nuk ka informacion zyrtar për shkakun e shpërthimit të zjarrit, ndërsa nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar.
Institucionet kompetente pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të kontrolleve dhe konstatimit të rrethanave në të cilat ka shpërthyer zjarri.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.