Flamuri i UÇK-së vendoset në maje të ndërtesës së Ministrisë së Jashtme të Kosovës

Flamuri i UÇK-së është vendosur në maje të ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, në prag të Marshit për Liri, shkruan Reporteri. Ndërkohë, qytetarë të shumtë nga të gjitha trevat e Kosovës po mbushin sheshet e Prishtinës ...

shtator 12, 2026 - 15:30
Flamuri i UÇK-së vendoset në maje të ndërtesës së Ministrisë së Jashtme të Kosovës

Flamuri i UÇK-së është vendosur në maje të ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, në prag të Marshit për Liri, shkruan Reporteri.

Ndërkohë, qytetarë të shumtë nga të gjitha trevat e Kosovës po mbushin sheshet e Prishtinës para marshit në mbështetje të katërshes së UÇK-së në Hagë.

Marshi, i organizuar nga platforma “Liria Ka Emër”, nis sot në orën 14:00 në sheshin “Skënderbeu”.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.