Flamuri shqiptar bashkë me atë boshnjak para komunës në Kumanovës vetëm për dy tre ditë, ja përse?
Vendosja e flamurit kombëtar shqiptar që shije sot para ndërtesës së Komunës së Kumanovës është bërë me rastin e 11 Nëntorit, si veprim protokollar me rastin e festës zyrtare të qytetit, ndërsa pas përfundimit do të hiqet, përcjell INA. Në...
Vendosja e flamurit kombëtar shqiptar që shije sot para ndërtesës së Komunës së Kumanovës është bërë me rastin e 11 Nëntorit, si veprim protokollar me rastin e festës zyrtare të qytetit, ndërsa pas përfundimit do të hiqet, përcjell INA.
Nën drejtimin e kryetarit të komunës, Maksim Dimitrievski, simbolet e komuniteteve janë vendosur pranë flamurit shtetëror dhe atij komunal për të nderuar delegacionet zyrtare dhe mysafirët e ftuar për shënimin e kësaj date. Siç mësohet pjesë e delegacioneve do të jenë edhe nga një komunë e Shqipërisë dhe andaj është vendosur flamuri me përmasa më të vogla se ai shtetëror dhe komunal.
Përdorimi i këtyre flamujve do të zgjasë vetëm gjatë ditëve të manifestimeve festive, përkatësisht për dy apo tri ditë, pas së cilave ato do të hiqen nga shtizat para objektit të vetëqeverisjes lokale.
Në komunën e Kumanovës nuk lejohet përdorimi i flamurit kombëtar, sepse me ligjin e sjellur nga qeverisja LSDM dhe BDI në vitin 2005, përdorimi i tij lejohet në komunat ku shqiptarët përbëjnë mbi 50 për qind të popullsisë, edhe më keq se ligji për gjuhët që ishte kufizuar në mbi 20%. (INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.