Flora Kadriu është zgjedhur kryetare e re e Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi në Maqedoninë e Veriut. Ajo e ka marrë detyrën më 4 nëntor, sipas parimit të rotacionit, duke zëvendësuar kryetarin e deritanishëm, Dushan Tomshiq.
Ndërkohë, Natasha Amdiu është emëruar nënkryetare e Komisionit.
Kadriu ka një përvojë të gjatë në politikë dhe institucione shtetërore. Nga viti 2006 deri më 2008 ishte deputete e PDSH-së, ndërsa gjatë periudhës 2008–2011 përfaqësoi partinë Demokracia e Re në Kuvend.
Ajo ka qenë gjithashtu këshilltare e ish-presidentit Gjorgje Ivanov, i cili në vitin 2014 e emëroi anëtare të Këshillit të Sigurisë.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.




