FNT Skupifestival përmbyll me sukses edicionin e 20-të jubilar me tetë shfaqje nga rajoni dhe Evropa
Nga 10–17 tetor 2026 në Teatri Shqiptar Shkup, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Skupifestival përmbylli me sukses edicionin e tij të 20-të jubilar, duke e kthyer Shkupin, nga 10 deri më 17 tetor, në një pikëtakim të rëndësishëm të artistëve...
Nga 10–17 tetor 2026 në Teatri Shqiptar Shkup, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Skupifestival përmbylli me sukses edicionin e tij të 20-të jubilar, duke e kthyer Shkupin, nga 10 deri më 17 tetor, në një pikëtakim të rëndësishëm të artistëve, teatrove dhe publikut nga rajoni dhe Evropa.
Gjatë shtatë ditëve të festivalit, publiku pati mundësinë të ndiqte tetë produksione teatrore nga Kosova, Shqipëria, Polonia, Moldavia, Turqia, Bullgaria dhe Serbia, si dhe bashkëprodhime ndërkombëtare që përfshijnë Suedinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.
Programi solli në skenën e FNT Skupifestival, autorë, regjisorë dhe aktorë me qasje të ndryshme artistike, duke krijuar një hapësirë të pasur komunikimi përmes gjuhës universale të teatrit. Edicioni jubilar u hap më 10 tetor me shfaqjen „Unrecognized“, me autorë Davit Gabunia dhe Jeton Neziraj, në regji të Data Tavadze.
Ky bashkëprodhim ndërkombëtar, i realizuar nga institucione dhe organizata teatrore nga disa vende evropiane, dëshmoi edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në zhvillimin e artit bashkëkohor skenik. Në ditët në vijim, publiku ndoqi shfaqjen „Hamleti“, veprën klasike të William Shakespeare-it, në regji të Jonida Beqos, nga Teatri Metropol i Tiranës; „Sexoholic“, me autor dhe regjisor Gzhegor Kempinski, nga Teatri Shtukofnia i Polonisë; si dhe „Gërrdia“, me autor dhe regjisor Astrit Kabashi, produksion i Teatrit Kombëtar të Kosovës. Programi vazhdoi më 15 tetor me dy produksione: „Gjërat që nuk thuhen“, me autore Maria Ivanov dhe regji të Ana Batevës, nga Teatri „Aleksej Matejeviç“ i Moldavisë. Në orën 21:00 u shfaq monodrama e dytë, „Veta e parë njëjës“, me interpretim të Vladanka Krstevski , si dhe regji nga Dragana Guninit. Shfaqja u shpërblye nga publiku me duartrokitje frenetike,. Kjo shfaqje erdhi në program si zëvendësim i shfaqjes „Muhammad Ali“, me autor dhe regjisor Turgay Korkmaz, në interpretim nga Erdem Kaynarçës, e teatrit „Jolxhu“ nga Stambolli, Turqisë. Të cilët një ditë para se japin shfaqjen nga data e parashikuar dhe kontraktuar nga dy palët , e njoftojnë festivalin se nuk do të mund të merrin pjesë, pavarësisht marrëveshjes së mëparshme. Me këto dy monodrama u përmbyll nata e pestë e edicionit të 20-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit SkupiFestival.
Më 16 tetor, në program u prezantua shfaqja „Zoti i Masakrës“, bazuar në veprën e Jasmina Reza-s, me regji të Anton Ugrinov, nga Teatri Kombëtar „Ivan Vazov“ i Bullgarisë. Edicioni i 20-të jubilar u përmbyll më 17 tetor me shfaqjen „Ata nuk janë më“.
FITUESIT DHE ÇMIMET E FESTIVALIT
Një nga veçoritë e këtij edicioni jubilar ishte përbërja e jurisë, e cila u angazhua në vlerësimin e shfaqjeve pjesëmarrëse dhe të arritjeve të tyre artistike. Juria përbëhej nga Merita Çoçolli, Vesna Kusleska dhe Anisa Ismaili, tri profesioniste të artit dhe kulturës.
Në qendër të vlerësimit ishte Çmimi Kryesor për „Shfaqjen më të mirë“: “Ata nuk janë më” autore Doruntina Basha, regjia: Andrej Nosov, në Interpretim të: Mirjana Karanoviq, Svetozar Cvetkoviq, Alban Ukaj. Skenograf: Zorana Petrov, kostumograf: Selena Orb, kompozitor: Drashko Axhiq. Në produksion: Hartefakt, Beograd, Serbi ; SARTR Sarajevë, Bosnje & Hercegovina.
– Çmimit „Luran Ahmeti“, ju nda aktores së mirnjohur Mirjana Karanoviq, për interpretimin e sa brilant në rolin e Sadikës nga shfaqja e fituese edhe e çmimit kryesor.
Nga juria e Skupifestivalit u dha çmimin special për aktorët: Shkëlqim Islami, Katerina Kisten, Kato Kalatozishvili, Maria Saloma, Ellen Jelinek dhe Johanes Vanselov, nga shfaqjen “Unrecognized” nga autorët: Jeton Neziraj dhe Davit Gabunia, në regji Data Tavadze, producent Anders Ohrn, kompozitor: Nikoloz Pasuri, skenograf dhe Ndriçues & video: Lude Falk, ass/regjisor: Orges Karaga, menaxher i produksionit Aurela Kadriu. Bashkprodhuar nga: Qendra Multimedia, Prishtinë, Kosovë; Teatri Rajonal Mbretëror Tbilisi, Gjeorgji; OrnProduction, Stokholm, Suedi; Teatri në Peçersk, Kiev, Ukrainë; Teatri Shqiptar Shkup, Maqedonia e Veriut; Teatri i Qytetit Malmo, Suedi; Teatri Dramatik Mbretëror, Stokholm, Suedi; Teatri i Qytetit Geteborg, Suedi.
Si dhe çmimi special për aktorin Bujar Ahmeti në rolin e Lekës, për intepretimin në shfaqjen “Gërrdia”, me autor dhe regjisor Astrit Kabashi, në role Bujar Ahmeti, Maylinda Kosumovic, Rebeka Qena. Skenograf Arben Shala,kostumet Yllka Brada, muzika Memli Kelmendi, ass regjisor Lendi Aliu. Në produksion të Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë, Kosovë.
Përgjatë njëzet edicioneve, Skupifestival ka ndërtuar një traditë të qëndrueshme të promovimit të teatrit bashkëkohor dhe të shkëmbimit kulturor ndërkombëtar. Në skenat e tij kanë prezantuar punën e tyre institucione të rëndësishme teatrore, artistë të njohur evropianë dhe botërorë, si dhe krijues nga fusha të ndryshme të artit që ndërveprojnë me teatrin. Rëndësia e këtij rrugëtimi qëndron jo vetëm te programet artistike, por edhe te mundësia për të krijuar ura bashkëpunimi ndërmjet artistëve, institucioneve dhe publikut nga vende të ndryshme. Përmes përzgjedhjes së produksioneve me gjuhë, estetikë dhe përmbajtje të ndryshme, festivali ka kontribuar në pasurimin e jetës kulturore të Shkupit dhe në forcimin e komunikimit kulturor në nivel rajonal dhe ndërkombëtar. Edicioni i 20-të jubilar e konfirmoi këtë mision, duke sjellë në një program të vetëm vepra që trajtojnë tema njerëzore, shoqërore dhe universale dhe që dëshmojnë larminë e formave të shprehjes teatrore.
Realizimi i edicionit të 20-të jubilar u mundësua me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Uji Tepelena, si dhe me mbështetjen mediatike të gazetës së përditshme KOHA, televizionit Alsat-M dhe Radiotelevizionit të Maqedonisë.
Me përmbylljen e këtij edicioni, Skupifestival shënon një moment të rëndësishëm në historinë e tij, duke kurorëzuar njëzet vjet përkushtim ndaj teatrit, krijimtarisë artistike dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Festivalin e drejton Muzbajdin Qamili – Muçi, ndërsa kryetar i Këshillit Artistik është Senko Velinov. Drejtor artistik është Osman Ahmeti, ndërsa në ekipin organizativ bëjnë pjesë Kushtrim Bekteshi dhe Betim Zeqiri. Koordinator i festivalit është Xhaner Musiq, ndërsa dizajni grafik është realizuar nga Eggra.(INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.