Formacionet zyrtare, Austri – Kosovë, ka befasi në formacionin startues

Kombëtarja e Kosovës do të kërkojë një fitore të madhe në udhëtim te Austria, në xhiron e dytë të Ligës B së Ligës të Kombeve. “Dardanët” janë pa qendërmbrojtësin Albian Hajdari, që pësoi një lëndim megjithatë Franco Foda e ka zëvendësuar m...

shtator 27, 2026 - 18:30
Formacionet zyrtare, Austri – Kosovë, ka befasi në formacionin startues

Kombëtarja e Kosovës do të kërkojë një fitore të madhe në udhëtim te Austria, në xhiron e dytë të Ligës B së Ligës të Kombeve.

“Dardanët” janë pa qendërmbrojtësin Albian Hajdari, që pësoi një lëndim megjithatë Franco Foda e ka zëvendësuar me Ron Raçin, që do ta ketë rastin për ta dëshmuar kualitetin.

Edon Zhegrova ndodhet në stol, me Fodën që i ka besuar dyshes Baton Zabërgja dhe Ermal Krasniqi për ta ndihmuar Muriqin.

Formacionet zyrtare:

Austri: Zawieschitzky; Veratschnig, Affengruber, Danso, Wober; Schlager, Seiwald; Wimmer, Wanner, Schmid; Adamu.

Kosovë: Muric; Raçi, Dellova, Krasniqi; Gallapeni, Avdullahu, Hoxha, Vojvoda; Krasniqi, Zabërgja; Muriqi

Përballja do të nisë nga ora 18:00.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.