Frenkie de Jong merr vendim, ja ku do të luaj sezonin e ri

Frenkie de Jong do të vazhdojë të jetë pjesë e Barcelonës, pasi holandezi pritet të mbetet në “Camp Nou” edhe pas përfundimit të afatit kalimtar. Sipas raportimeve, Manchester City e kishte konsideruar seriozisht transferimin e mesfushorit,...

gusht 24, 2026 - 19:00
Frenkie de Jong merr vendim, ja ku do të luaj sezonin e ri

Frenkie de Jong do të vazhdojë të jetë pjesë e Barcelonës, pasi holandezi pritet të mbetet në “Camp Nou” edhe pas përfundimit të afatit kalimtar.

Sipas raportimeve, Manchester City e kishte konsideruar seriozisht transferimin e mesfushorit, por lëndimi i tij ndikoi në ndryshimin e planeve të klubit anglez.

Megjithatë, City më pas ka investuar më shumë se 200 milionë euro në transferimet e Elliot Anderson dhe Ayyoub Bouaddi.

Në anën tjetër, De Jong dëshiron të vazhdojë aventurën te Barcelona, ndërsa edhe klubi katalunas llogarit në shërbimet e tij.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.