Fshihte 30 mijë euro në kamion, kapet në kufirin e Vërmicës

Zyrtarët doganorë të Doganës së Kosovës kanë parandaluar një rast të mosdeklarimit të mjeteve monetare në pikën e kalimit kufitar Vërmicë. Rasti është evidentuar në hyrje të Republikës së Kosovës, ku për kontroll është paraqitur një kamion...

gusht 6, 2026 - 09:00
Fshihte 30 mijë euro në kamion, kapet në kufirin e Vërmicës
fshihte-30-mije-euro-ne-kamion,-kapet-ne-kufirin-e-vermices

fshihte-30-mije-euro-ne-kamion,-kapet-ne-kufirin-e-vermices

Zyrtarët doganorë të Doganës së Kosovës kanë parandaluar një rast të mosdeklarimit të mjeteve monetare në pikën e kalimit kufitar Vërmicë.

Rasti është evidentuar në hyrje të Republikës së Kosovës, ku për kontroll është paraqitur një kamion me gjysmërimorkio të zbrazët. Gjatë intervistimit nga zyrtari doganor, drejtuesi i automjetit, shtetas i Republikës së Kosovës, është pyetur nëse posedonte mallra ose mjete monetare që duhej të deklaroheshin pranë autoriteteve doganore, por ai ka deklaruar se nuk kishte asgjë për të paraqitur.

Bazuar në analizën e rrezikut, është realizuar një kontroll i përbashkët nga zyrtarët e Doganës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës. Gjatë kontrollit janë zbuluar mjete monetare të fshehura në dollapin e kamionit, si dhe një pjesë e tyre në jastëkun e shoferit.

Si rezultat i kontrollit janë gjetur gjithsej 30,000 euro, në kartëmonedha prej 20, 50, 100 dhe 200 euro.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.