FSK FORCON BASHKËPUNIMIN USHTARAK ME SHQIPËRINË DHE KROACINË

Jashari pret krerët e Forcave Speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë – në fokus operacionet speciale dhe ushtrimet e përbashkëta Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim komandanti...

shtator 30, 2026 - 13:30
FSK FORCON BASHKËPUNIMIN USHTARAK ME SHQIPËRINË DHE KROACINË

Jashari pret krerët e Forcave Speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë – në fokus operacionet speciale dhe ushtrimet e përbashkëta

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim komandantin e Regjimentit të Operacioneve Speciale të Shqipërisë dhe komandantin e Komandës së Forcave të Operacioneve Speciale të Kroacisë.

Në takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit, koordinimin dhe shkëmbimin e përvojave profesionale ndërmjet FSK-së dhe forcave partnere, me fokus të veçantë në operacionet speciale, trajnimet dhe zhvillimin e kapaciteteve.

Palët kanë vlerësuar rëndësinë e ushtrimeve të përbashkëta për rritjen e ndërveprueshmërisë dhe forcimin e koordinimit operacional. Në këtë kuadër është diskutuar edhe ushtrimi “Valor Shield 2026”, si mundësi për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave ndërmjet forcave pjesëmarrëse.

Gjenerallejtënant Jashari ka vlerësuar bashkëpunimin e vazhdueshëm me forcat partnere të Shqipërisë dhe Kroacisë, duke theksuar rëndësinë e partneritetit për zhvillimin profesional dhe rritjen e kapaciteteve të FSK-së. (INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.