Ftohet moti në Maqedoninë e Veriut, priten reshje shiu dhe borë në zonat malore
Maqedonia e Veriut do të përfshihet nga moti i vranët dhe më i ftohtë, me reshje të kohëpaskohshme shiu në disa pjesë të vendit. Reshjet më të mëdha priten në zonat juglindore, ndërsa në malet më të larta shiu mund të shndërrohet përkohësis...
Maqedonia e Veriut do të përfshihet nga moti i vranët dhe më i ftohtë, me reshje të kohëpaskohshme shiu në disa pjesë të vendit. Reshjet më të mëdha priten në zonat juglindore, ndërsa në malet më të larta shiu mund të shndërrohet përkohësisht në borë.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 10 deri në 16 gradë.
Në Shkup pritet mot i vranët, me reshje të përkohshme shiu. Temperatura minimale do të jetë 11 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë në 14 gradë Celsius.
Moti i ndryshueshëm dhe i ftohtë do të vazhdojë edhe gjatë javës. Të premten priten reshje shiu, të cilat në zonat më të larta malore mund të shndërrohen në borë. Gjithashtu, do të fryjë erë e përforcuar nga veriu, e cila në disa vende mund të kalojë shpejtësinë prej 60 kilometrash në orë.
Flaka
The post Ftohet moti në Maqedoninë e Veriut, priten reshje shiu dhe borë në zonat malore appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.