Fund i vapës, nesër ndryshon moti: Stuhi, reshje të dendura dhe erë deri në 40 km/h
Vapa e ditëve të fundit po i afrohet fundit. Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, nesër vendi do të përfshihet nga mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu. Në disa zona reshjet do të jenë më intensive dhe...
Vapa e ditëve të fundit po i afrohet fundit. Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, nesër vendi do të përfshihet nga mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu.
Në disa zona reshjet do të jenë më intensive dhe të shoqëruara me mot të lig, shi të rrëmbyeshëm, mbi 15 litra për metër katror, bubullima dhe erë të fuqishme.
Do të fryjë erë e moderuar nga drejtimi verior, ndërsa përgjatë luginës së Vardarit herë pas here do të jetë e përforcuar, me shpejtësi deri në 40 kilometra në orë.
Temperaturat minimale do të zbresin deri në 12 gradë Celsius në Berovë, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 33 gradë në Gjevgjeli.
Në Shkup pritet mot i ngjashëm, me temperaturë maksimale deri në 26 gradë Celsius.
Meteorologët paralajmërojnë se në ditët në vijim temperaturat gjatë ditës do të jenë në rënie.
Më pas pritet një periudhë me mot kryesisht me diell dhe vranësira të vogla deri mesatare. Të martën dhe të enjten, në disa zona do të ketë sërish kushte për reshje shiu.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.