Fund largimit nga Armata pas moshës 45-vjeçare! Ushtarët mund të vazhdojnë punën me paga të pandryshuara

Ushtarët profesionistë në Maqedoninë e Veriut do të kenë mundësi të vazhdojnë punën në Armatë edhe pas moshës 45-vjeçare, por me statusin e personelit civil dhe me kontratë pune me afat të pacaktuar. Vendimi është miratuar sot nga Qeveria, ...

tetor 20, 2026 - 15:01
Fund largimit nga Armata pas moshës 45-vjeçare! Ushtarët mund të vazhdojnë punën me paga të pandryshuara

Ushtarët profesionistë në Maqedoninë e Veriut do të kenë mundësi të vazhdojnë punën në Armatë edhe pas moshës 45-vjeçare, por me statusin e personelit civil dhe me kontratë pune me afat të pacaktuar.

Vendimi është miratuar sot nga Qeveria, ndërsa ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, deklaroi se me këtë zgjidhet një problem shumëvjeçar i ushtarëve profesionistë.

Pagat bazë dhe të gjitha shtesat do të mbeten të pandryshuara, ndërsa ushtarët do të vazhdojnë të kenë mundësinë e marrjes së kompensimit për largim ose të transferimit në institucione të tjera.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Sashko Lafçiski, sqaroi se ushtarët që zgjedhin të qëndrojnë do të angazhohen kryesisht në sigurimin e kazermave, objekteve dhe pronës ushtarake.

Sipas vlerësimeve fillestare, rreth 100 ushtarë profesionistë mund ta shfrytëzojnë këtë mundësi që në vitin 2027. Pensionimi do të vazhdojë sipas rregullave ekzistuese.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.