Fund pritjeve në kufi: Shoferët e huaj mund t’i kontrollojnë dhe paguajnë gjobat online

Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin publik se është lëshuar në funksion aplikacioni ueb me ndërfaqe celulare “Qyteti i Sigurt” (Safe City), i cili në këtë fazë u dedikohet shtetasve të huaj, përkatësisht pronarëve dhe drejtues...

gusht 20, 2026 - 23:00
Fund pritjeve në kufi: Shoferët e huaj mund t’i kontrollojnë dhe paguajnë gjobat online

Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin publik se është lëshuar në funksion aplikacioni ueb me ndërfaqe celulare “Qyteti i Sigurt” (Safe City), i cili në këtë fazë u dedikohet shtetasve të huaj, përkatësisht pronarëve dhe drejtuesve të mjetit me targa të huaja regjistrimi.
​Përmes këtij aplikacioni, shtetasit e huaj do të mund të marrin informacion në mënyrë të thjeshtë dhe direkte për shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor të regjistruara nga sistemi “Qyteti i Sigurt”, të kenë qasje në urdhërpagesat e lëshuara për kundërvajtje, si dhe të shlyejnë gjobat në rrugë elektronike.

​Gjatë hyrjes në sistem (login), drejtuesi i mjetit duhet të fotografojë ose skanojë dokumentin e tij të udhëtimit (pasaportën) dhe të vendosë targën e mjetit ose mjeteve që shfrytëzon në shtetin tonë.

​Në këtë mënyrë, shoferët e huaj që regjistrohen se kanë bërë ndonjë shkelje në qarkullimin rrugor në të gjithë territorin e vendit, do të mund të informohen me kohë dhe ta rregullojnë detyrimin e tyre në mënyrë të thjeshtë, pa pasur nevojë për vonesa shtesë në vendkalimet kufitare.
​Vendosja e këtij aplikacioni përbën një hap të rëndësishëm në digjitalizimin e shërbimeve që lidhen me sistemin “Qyteti i Sigurt”.

​Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me avancimin e shërbimeve digjitale, ndërsa në fazat e ardhshme parashikohet zgjerimi i funksionaliteteve edhe për kategori të tjera të përdoruesve.
​Vegëza e aplikacionit:
https://safecountry.mvr.gov.mk/


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.