Fund pritjeve në sportele? Mickoski paralajmëron revolucion digjital në shërbimet publike!
Kryeministri Hristijan Mickoski ka paralajmëruar lehtësimin e procedurave administrative përmes aplikacionit të ri mobil “m.Uslugi”, i cili synon t’u mundësojë qytetarëve qasje më të shpejtë në shërbimet publike, me më pak dokumente dhe pri...
Kryeministri Hristijan Mickoski ka paralajmëruar lehtësimin e procedurave administrative përmes aplikacionit të ri mobil “m.Uslugi”, i cili synon t’u mundësojë qytetarëve qasje më të shpejtë në shërbimet publike, me më pak dokumente dhe pritje në sportele.
Gjatë promovimit të aplikacionit, Mickoski theksoi se qytetarët nuk duhet të humbasin kohë duke pritur në radhë apo duke bartur dokumente nga një institucion në tjetrin, kur të dhënat tashmë gjenden në regjistrat shtetërorë.
Sipas tij, digjitalizimi do të ulë shpenzimet dhe do të kursejë kohë si për qytetarët, ashtu edhe për bizneset.
Në periudhën e ardhshme pritet zgjerimi i numrit të shërbimeve dhe dokumenteve që mund të sigurohen përmes aplikacionit, ndërsa për qytetarët që kanë vështirësi me teknologjinë do të vazhdojë mbështetja në qendrat e shërbimeve.
Mickoski theksoi se suksesi i projektit do të matet me shërbimet e realizuara dhe kohën e kursyer, jo me numrin e shkarkimeve të aplikacionit.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.