Fundjava kryesisht me diell, IMHK: Temperaturat pritet të arrijnë deri në 33 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se, gjatë vikendit pritet të ketë mot kryesisht me diell, dhe, vranësira të pakta. Në njoftim shtohet edhe se, ditën e nesërme, temperaturat minimale pritet të jenë mes 10 dhe 14 gradë ce...

gusht 14, 2026 - 21:30
Fundjava kryesisht me diell, IMHK: Temperaturat pritet të arrijnë deri në 33 gradë
fundjava-kryesisht-me-diell,-imhk:-temperaturat-pritet-te-arrijne-deri-ne-33-grade

fundjava-kryesisht-me-diell,-imhk:-temperaturat-pritet-te-arrijne-deri-ne-33-grade

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se, gjatë vikendit pritet të ketë mot kryesisht me diell, dhe, vranësira të pakta.

Në njoftim shtohet edhe se, ditën e nesërme, temperaturat minimale pritet të jenë mes 10 dhe 14 gradë celsius, ndërsa ato maksimale mes 28 dhe 32 gradë celsius.

Të dielën, shton IHMK’ja, temperaturat pritet të jenë pothuajse të ngjashme me të shtunës, ku vetëm maksimalja pritet të jetë deri në 33 gradë celsius.

Njoftimi:

Parashikimi i motit për vikendin – 15 & 16 gusht 2026

☀ E shtunë, 15 gusht 2026

Moti: Kryesisht me diell, me vranësira të pakta, kryesisht në zonat malore.

???? Temperatura minimale: 10–14°C

???? Temperatura maksimale: 28–32°C

???? Era: E lehtë deri mesatare, kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi rreth 1–6 m/s.

☀ E diel, 16 gusht 2026

Moti: Kryesisht me diell dhe me pak vranësira rreth relievit malor.

???? Temperatura minimale: 10–14°C

???? Temperatura maksimale: 28–33°C

???? Era: E lehtë deri mesatare, kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi rreth 1–6 m/s.

???? Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike

???? Kushtet biometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme. Megjithatë, gjatë orëve të mesditës, për shkak të temperaturave që mund të arrijnë deri në 33°C, mund të ketë ngarkesë të shtuar termike.

???? Në aspektin agrometeorologjik, kushtet do të jenë të favorshme për zhvillimin dhe pjekjen e kulturave bujqësore. Ndërkaq, temperaturat e larta dhe mbizotërimi i motit të thatë do të rrisin nevojat për ujë të kulturave bujqësore, veçanërisht të perimeve, misrit dhe pemëve frutore.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.