Gafurr Adili i bën kërkesë publike Albin Kurtit

Veprimtari Gafurr Adili i është drejtuar me një kërkesë publike kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku propozon që udhëheqja e ardhshme e shtetit t’i besohet figures nga familje me kontribut të lartë kombëtar. Në mesazhin e tij të publik...

gusht 20, 2026 - 19:30
Gafurr Adili i bën kërkesë publike Albin Kurtit

Veprimtari Gafurr Adili i është drejtuar me një kërkesë publike kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku propozon që udhëheqja e ardhshme e shtetit t’i besohet figures nga familje me kontribut të lartë kombëtar.

Në mesazhin e tij të publikuar nga Kërçova, Adili ka theksuar se postin e Presidentit të Republikës së Kosovës duhet ta marrë njëri nga dy emrat: Murat (Rifat) Jashari ose Andin (Ukshin) Hoti.
Sipas tij, të dy figurat përfaqësojnë dy nga familjet më emblematike të vendit dhe mbajnë peshë të madhe historike e kombëtare për përfaqësimin e institucionit më të lartë shtetëror. (INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.