Gani Geci: Do të doja ky personalitet të jetë president
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, ka thënë se në rrethanat aktuale, Kosova duhet të shqyrtojë mundësinë që për president të propozojë një kandidat konsensual, jashtë kornizave të ngushta partiake. Geci ka përmendur si një prej ...
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, ka thënë se në rrethanat aktuale, Kosova duhet të shqyrtojë mundësinë që për president të propozojë një kandidat konsensual, jashtë kornizave të ngushta partiake.
Geci ka përmendur si një prej figurave që, sipas tij, do të mund ta përfaqësonte këtë frymë konsensusi, shqiptarin e madh Nikë Gjeloshi.
“Unë mendoj që Kosova, në këto rrethana, për President duhet ta propozojë një kandidat konsensual, e një i tillë mund të jetë një shqiptar i madh, siç është Nikë Gjeloshi. Do të ishte nder për Kosovën që Nikë Gjeloshi të bëhet President”, ka deklaruar Geci.(INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.