Gani Geci lirohet nga paraburgimi

Gani Geci është liruar nga paraburgimi, pasi është intervistuar në Prokurorinë e Shtetit lidhur me dyshimet për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj. Lirimin e tij nga paraburgimi e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali avokati Besnik R. Berisha...

tetor 23, 2026 - 16:30
Gani Geci lirohet nga paraburgimi

Gani Geci është liruar nga paraburgimi, pasi është intervistuar në Prokurorinë e Shtetit lidhur me dyshimet për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj.

Lirimin e tij nga paraburgimi e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali avokati Besnik R. Berisha.

Rasti lidhet me një postim të Mehmetajt në Facebook për deputetin Fatos Geci. Sipas dosjes së Prokurorisë, Gani Geci dyshohet se e kishte kanosur gazetarin, duke i kërkuar që ta largonte ose ta ndryshonte përmbajtjen e postimit.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.