Garë e fortë për vendin e parë, qysh qëndron situata në grupin e Kosovës pas tri xhirove

Përfaqësuesja e Kosovës nuk arriti t’i merr pikët e plota në udhëtim te Izraeli, në kuadër të xhiros së tretë. “Dardanët” u ndalën sonte në një barazim pa gola nga Izraeli, sfidë ku vonë tentuan t’i arkëtonin pikët e plota mirëpo mungoi kon...

tetor 2, 2026 - 00:30
Garë e fortë për vendin e parë, qysh qëndron situata në grupin e Kosovës pas tri xhirove

Përfaqësuesja e Kosovës nuk arriti t’i merr pikët e plota në udhëtim te Izraeli, në kuadër të xhiros së tretë.

“Dardanët” u ndalën sonte në një barazim pa gola nga Izraeli, sfidë ku vonë tentuan t’i arkëtonin pikët e plota mirëpo mungoi konkretizimi.

Pavarësisht këtij barazimi, gjithçka mbetet e hapur në grupin 3 të Ligës B së Ligës të Kombeve, ku kanë mbetur edhe tri ndeshje të tjera për t’u zhvilluar.

Kosova qëndron në pozitën e dytë me katër pikë, tre më pak se lideri Austria derisa Irlanda zë vendin e tretë me katër sosh, por është prapa nesh shkaku i humbjes që pësoi në Prishtinë. Në anën tjetër, Izraeli mori pikën e parë në grup.

Në anën tjetër, Kosova do të rikthehet në “aksion” pas tri ditëve, ku do të përballet me Austrinë në “Fadil Vokrri”.

Kujtojmë, kjo sfidë e shumëpritur do të zhvillohet të dielën nga ora 18:00.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.