Gashi a ka komunikim me Ahmetin, ja çfarë thotë?
Duke folur për ligjin për përfaqësim të drejtë, miratimi i të cilit është bllokuar në Kuvend, kryeparlamentari Afrim Gashi tha se ka komunikim me liderë politikë, por mohoi se ndër ta është edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, transmeton por...
Duke folur për ligjin për përfaqësim të drejtë, miratimi i të cilit është bllokuar në Kuvend, kryeparlamentari Afrim Gashi tha se ka komunikim me liderë politikë, por mohoi se ndër ta është edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, transmeton portali Lideri.mk.
Kryetari i Kuvendit njoftoi gjithashtu se së shpejti do të thirret seanca e Komisionit për Politikë të Jashtme, ku ambasadorët e rinj do të prezantojnë prioritetet e tyre.
Gashi është i bindur se Maqedonia e Veriut të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Jam i bindur se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme”, deklaroi Gashi në brifingun e rregullt me gazetarët, duke theksuar se bindja e tij bazohet në intuitën politike.
Gashi bëri të ditur se gjatë koordinimit me koordinatorët e grupeve parlamentare është diskutuar edhe Ligji Zgjedhor, pas qëndrimeve të shprehura së fundmi lidhur me mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme. Ai bëri thirrje që grupi punues dhe koordinatorët të vazhdojnë bisedimet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Në koordinimin e sotëm është kërkuar edhe që Qeveria të shqyrtojë mungesën e disa ministrave në seancat për pyetje të deputetëve dhe opozitës. Gjithashtu është propozuar shtyrja e seancës për pyetje parlamentare, pasi kryeministri Hristijan Mickoski pritet të jetë në Nju Jork më 24 shtator, ku do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
The post Gashi a ka komunikim me Ahmetin, ja çfarë thotë? appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.