Gashi dhe Bekteshi takohen me banorët e Breznicës: Morëm mbështetjen e fuqishme për ndryshimin e domosdoshëm që i duhet Kosovës
Kandidatët për deputet nga radhët e LDK-së, Xhafer Gashi dhe Linda Bekteshi, sonte zhvilluan takim me banorët e Brezniës. Gashi thotë se gjatë këtyre takimeve morëm mbështetje të fuqishme për ndryshimin e domosdoshëm që i duhet Kosovës. Postimi i plotë: Takim me banorët e Breznicës mbështetje e fuqishme për ndryshimin Së bashku me kandidaten për
Kandidatët për deputet nga radhët e LDK-së, Xhafer Gashi dhe Linda Bekteshi, sonte zhvilluan takim me banorët e Brezniës.
Gashi thotë se gjatë këtyre takimeve morëm mbështetje të fuqishme për ndryshimin e domosdoshëm që i duhet Kosovës.
Postimi i plotë:
Takim me banorët e Breznicës mbështetje e fuqishme për ndryshimin
Së bashku me kandidaten për deputete, znj. Linda Bekteshi, zhvilluam takime të ngrohta dhe frymëzuese me banorët e Breznicës, ku u mirëpritëm në konakun e Muharrem Krasniqit dhe tek familjet Mexhuani, Zeka dhe Bekteshi.
Gjatë këtyre takimeve morëm mbështetjen e fuqishme për ndryshimin e domosdoshëm që i duhet Kosovës. Vullneti, vendosmëria dhe besimi i këtyre banorëve janë një shtytje e madhe për rrugëtimin tonë drejt një të ardhmeje më të mirë për vendin.
Një falënderim i veçantë për familjet Mexhuani, Krasniqi, Zeka dhe Bekteshi për mikpritjen e jashtëzakonshme dhe përkrahjen e tyre të vazhdueshme për #Ndryshimin.
Në takimin e fundit në Breznicë na u bashkua edhe kandidati për deputet, z. Valon Demolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke forcuar edhe më shumë besimin në fitoren tonë.
Faleminderit, Breznicë!
Së bashku për fitoren!
#LDK124
#LumirAbdixhiku01
#XhaferGashi11
#LindaBekteshi66
Xhafer Gashi