Gashi i shkruan Kurtit: Urime mandatin e ri, vazhdon miqësia jonë!

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për fillimin e mandatit të ri të Qeverisë së Kosovës. Gashi bëri të ditur se në ditën e parë të punës së Qeverisë së re zhvilloi një bi...

shtator 14, 2026 - 22:00
Gashi i shkruan Kurtit: Urime mandatin e ri, vazhdon miqësia jonë!

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për fillimin e mandatit të ri të Qeverisë së Kosovës.

Gashi bëri të ditur se në ditën e parë të punës së Qeverisë së re zhvilloi një bisedë telefonike me Kurtin, të cilit i përcolli urimet për mandatin e ri dhe suksese për Qeverinë Kurti 4.

“Uroj që ky mandat të sjellë rezultate të mira për qytetarët e Kosovës, forcim të institucioneve dhe vlerave demokratike, si dhe hapa të rinj drejt zhvillimit dhe integrimit europian”, shkroi Gashi.

Ai theksoi se gjatë bisedës është riafirmuar gatishmëria për vazhdimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, duke vënë në pah lidhjet vëllazërore, fqinjësinë e mirë dhe interesin e përbashkët.

” ”
“Për Kosovën një faqe e re, për miqësinë tonë një vazhdim”, përmblodhi Gashi mesazhin e tij, duke shtuar se bashkëpunimi institucional mes dy vendeve është garanci për një të ardhme më të fortë dhe të përbashkët në rrugën europiane.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.