Gashi: Nuk jemi të sigurt nëse i kemi numrat për ta kaluar Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në emisionin Click Plus në TV21, foli edhe për Ligjin për përfaqësim të drejtë. I pari i Kuvendit, tha se nuk janë të sigurt nëse i kanë numrat për ta kalur ligjin në Kuvend. Mes tjerash kryeparlamentari sht...

shtator 3, 2026 - 00:00
Gashi: Nuk jemi të sigurt nëse i kemi numrat për ta kaluar Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në emisionin Click Plus në TV21, foli edhe për Ligjin për përfaqësim të drejtë. I pari i Kuvendit, tha se nuk janë të sigurt nëse i kanë numrat për ta kalur ligjin në Kuvend.

Mes tjerash kryeparlamentari shtoi se për ligjet çdo herë duhet dialog dhe se takimet mes deputetëve të jenë mënyra e artikulimit dhe gjetjes së zgjidhjes.
Gashi: Për ta hedh në votim dhe për ta dështuar……

TV21: Nuk i keni numrat e duhur për ta kaluar ligjin?

Gashi: “Po nuk i dimë, nuk jemi të sigurt për momentin dhe mendoj se duhet të flasim me deputetët të shohim të shohim a kemi mundësi dhe hapësirë politike, a ka gatishmëri që të kalohet ligji dhe të implementohet. Si po rrjedh implementimi, dhe pastaj kushdo që vjen në pushtet apo edhe ne vetë vitin tjetër. Të formohet trupi koordinativ në Qeveri kur të miratohet metodologjia, do ta përcaktojmë saktë se në cilin institucion cila metodë duhet të përdoret për të arritur deri te përfaqësimi i drejtë dhe adekuat. Dhe nëse kjo i jep rezultatet e veta do të bindemi të gjithë se është mirë. Nëse ka probleme, nëse ka mangësi, nëse ka anomali të caktume do të ulemi prap bashkërisht të shohim se ky ligj, apo nen, apo element i ligjit nuk jep rezultate e duhura. E ndryshojmë atë nen, e modifikojmë, dmth vijmë deri te zgjidhja. Asnjëherë nuk ka pasur ligj perfekt që është votuar për herë të parë dhe ka mbetur i tillë i pandryshuar”


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.