Gashi: Qëndrimi për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë është personal dhe kam të drejtë për këtë
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, mbrojti qëndrimin e tij para mediave në lidhje me vendimin e Tribunalit të Hagës për katër udhëheqësit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli. Sipas Gashit, megjithëse është p...
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, mbrojti qëndrimin e tij para mediave në lidhje me vendimin e Tribunalit të Hagës për katër udhëheqësit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli.
Sipas Gashit, megjithëse është personi i parë i Kuvendit, ai ka të drejtën e privatësisë dhe pozicionit të tij si qytetar dhe si politikan për një ngjarje, situatë apo çështje të caktuar, pavarësisht nga pozicioni që mban aktualisht. Dhe, pikërisht për këtë arsye ai u ndje i detyruar të fliste.
Javën e kaluar, në ditën e vendimit për katër udhëheqësit e UÇK-së, Gashi theksoi në rrjetet sociale se “asnjë vendim nuk mund ta mohojë faktin se Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi janë pjesë e një kapitulli të lavdishëm në historinë e Kosovës”.
Shkrimi i tij në rrjetet sociale për ish-krerët e UÇK-së u përmend edhe nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në një paraqitje publike.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.