Gashi: Situata në Kuvend po shkon drejt përplasjeve fizike, mungon pozicioni i qartë i LDK-së

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me tensionet në Kuvend, ka thënë se situata ‘’po shkon drejt përplasjeve fizike’’. Në postimin e tij, Gashi ka vlerësuar se, ‘’në këtë moment kritik’’, është duke munguar ‘’...

gusht 12, 2026 - 16:30
Gashi: Situata në Kuvend po shkon drejt përplasjeve fizike, mungon pozicioni i qartë i LDK-së
gashi:-situata-ne-kuvend-po-shkon-drejt-perplasjeve-fizike,-mungon-pozicioni-i-qarte-i-ldk-se

gashi:-situata-ne-kuvend-po-shkon-drejt-perplasjeve-fizike,-mungon-pozicioni-i-qarte-i-ldk-se

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me tensionet në Kuvend, ka thënë se situata ‘’po shkon drejt përplasjeve fizike’’.

Në postimin e tij, Gashi ka vlerësuar se, ‘’në këtë moment kritik’’, është duke munguar ‘’një pozicionim i qartë dhe i fortë’’ i LDK’së.

Postimi i plotë:

Situata në Kuvend po shkon drejt përplasjeve fizike, ndërsa insistimi për bllokimin e tij vazhdon.

Në këtë moment kritik, po mungon një pozicionim i qartë dhe i fortë i LDK-së.

Në fakt, Kosovës po i mungon LDK-ja. Po i mungon fryma Rugoviane.

Sepse kur institucionet bllokohen dhe tensionet rriten, Kosovës i duhet më shumë dialog, maturi, shtet dhe Republikë.

Është koha që LDK-ja të flasë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.