Gëlltiti pluhur të bardhë duke ikur nga policia, 36-vjeçari përfundon në spital!
Një 36-vjeçar nga Velesi ka përfunduar në spital pasi gëlltiti një substancë të panjohur në formë pluhuri të bardhë, teksa përpiqej t’i shmangej kontrollit policor. Ngjarja ndodhi më 11 tetor, rreth orës 22:35, në rrugën “Blagoj Gjorev” në ...
Një 36-vjeçar nga Velesi ka përfunduar në spital pasi gëlltiti një substancë të panjohur në formë pluhuri të bardhë, teksa përpiqej t’i shmangej kontrollit policor.
Ngjarja ndodhi më 11 tetor, rreth orës 22:35, në rrugën “Blagoj Gjorev” në Veles, kur policia ndaloi për kontroll një taksi ku ndodhej 36-vjeçari.
Sipas policisë, gjatë tentativës për kontroll, ai u largua me vrap, por u kap pak më vonë. Ndërkohë, kishte arritur të gëlltiste substancën e dyshimtë.
Për shkak të gjendjes së krijuar, ai u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit për ndihmë mjekësore dhe më pas u shoqërua në stacionin policor.
Policia nuk ka saktësuar llojin e substancës. Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas dokumentimit do të pasojë kallëzim përkatës.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.