Georgievski godet “patriotët” dhe “jugosllavët” maqedonas pas reagimeve për Mlladiqin
Ish-kryeministri maqedonas Lubço Georgievski ka reaguar ashpër ndaj komenteve të publikuara në rrjetet sociale pas lajmit për vdekjen e Ratko Mlladiqit, duke e cilësuar atë si kriminel lufte. Në një status në Facebook, Georgievski thotë ...
Ish-kryeministri maqedonas Lubço Georgievski ka reaguar ashpër ndaj komenteve të publikuara në rrjetet sociale pas lajmit për vdekjen e Ratko Mlladiqit, duke e cilësuar atë si kriminel lufte.
Në një status në Facebook, Georgievski thotë se reagimet e disa qytetarëve maqedonas kanë nxjerrë në pah dy fenomene që, sipas tij, vazhdojnë të jenë të pranishme në shoqëri: “patriotizmin e rremë maqedonas” dhe “jugosllavizmin e rremë maqedonas”.
Ai rikujton se Maqedonia po shënon 35-vjetorin e pavarësisë dhe pyet se nga kush u “çlirua dhe u shpëtua” vendi. Përgjigjja e tij është se Maqedonia u shpëtua pikërisht nga njerëz si Mlladiqi dhe gjeneralë serbë që përfunduan para drejtësisë në Hagë.
Georgievski kritikon ata që, në emër të patriotizmit maqedonas, glorifikojnë figura që lidhen me krimet e luftërave në ish-Jugosllavi.
Në pjesën tjetër të reagimit, ai godet nostalgjikët jugosllavë, duke argumentuar se një pjesë e këtij sentimenti në Maqedoni, sipas tij, përfundon në glorifikimin e Serbisë.
Ai përmend edhe Bosnjën dhe Hercegovinën, duke kujtuar se boshnjakët ishin pjesë e të njëjtit shtet jugosllav dhe i quan të turpshme reagimet që, sipas tij, minimizojnë vuajtjet e viktimave të gjenocidit.
Reagimi i ish-kryeministrit ka nxitur debat në rrjetet sociale mbi raportin e shoqërisë maqedonase me të kaluarën jugosllave, Serbinë dhe krimet e luftërave në Bosnje e Kosovë. Gazeta Flaka
The post Georgievski godet “patriotët” dhe “jugosllavët” maqedonas pas reagimeve për Mlladiqin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.