Georgievski reagon për luftën e 2001-shit: Shtron pyetje për Dosjen “Antiq” dhe rolin e Gëzim Ostrenit

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Ljubco Georgievski, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me ngjarjet e konfliktit të vitit 2001 dhe Marrëveshjen e Ohrit, duke ngritur disa pyetje publike mbi prapaskenat e asaj pe...

gusht 23, 2026 - 09:30
Georgievski reagon për luftën e 2001-shit: Shtron pyetje për Dosjen “Antiq” dhe rolin e Gëzim Ostrenit

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Ljubco Georgievski, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me ngjarjet e konfliktit të vitit 2001 dhe Marrëveshjen e Ohrit, duke ngritur disa pyetje publike mbi prapaskenat e asaj periudhe, përcjell agjencia e lajmeve INA.

Sipas Georgievskit, lufta e vitit 2001 nuk përfaqëson vetëm përmbylljen e saj me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit, por mbi të gjitha ngre dilema për fillimin e saj. Ai shtron pyetjet se kush e nisi konfliktin, pse u nis ai dhe nëse kishte vërtet nevojë për luftë.
Në shkrimin e tij, Georgievski thekson se për të zbardhur të vërtetën duhet të ndriçohet e ashtuquajtura Dosja “Antiq”.

Ai ndalet veçanërisht te figura e Gëzim Ostrenit, duke pyetur se si ish-komandanti i Mbrojtjes Territoriale për të gjithë Maqedoninë Jugperëndimore gjatë kohës së Ish-Jugosllavisë përfundoi si Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK).

Në përmbyllje të reagimit, ai pyet se pse kjo figurë është “fshirë” apo lënë në harresë nga shqiptarët kohët e fundit. (INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.