Gerasimovski: Ndërtohen banesa te “Treska”, por investitorët duhet të bëjnë edhe parkun

Kryetari i Komunës Qendër të Shkupit, Goran Gerasimovski, deklaroi se krahas ndërtesave të banimit në zonën e ish-fabrikës “Treska”, duhet të realizohet edhe parku i planifikuar. Ai theksoi se investitorët kanë obligim ta ndërtojnë parkun, ...

tetor 24, 2026 - 11:01
Gerasimovski: Ndërtohen banesa te “Treska”, por investitorët duhet të bëjnë edhe parkun

Kryetari i Komunës Qendër të Shkupit, Goran Gerasimovski, deklaroi se krahas ndërtesave të banimit në zonën e ish-fabrikës “Treska”, duhet të realizohet edhe parku i planifikuar.

Ai theksoi se investitorët kanë obligim ta ndërtojnë parkun, sipas kushteve të miratuara nga Këshilli i Komunës.

Gerasimovski pranoi se ka pengesa dhe mosmarrëveshje mes investitorëve dhe një pjese të banorëve, por shprehu bindjen se pjesa më e madhe e parkut do të realizohet.

Sipas tij, zhvillimi urban duhet të shoqërohet edhe me hapësira të gjelbra dhe publike për qytetarët.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.