Gërvalla sigurohet ta rikthejë në vëmendje sërish: Mbi 40 milionë euro nga buxheti për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka publikuar një video nga paraqitja e saj e djeshme, ku ka folur edhe për shpenzimet e shtetit për mbrojtjen e katër personave të akuzuar në Hagë. Gërvalla ka deklaruar se deri në shtator të vitit 2...

shtator 27, 2026 - 18:00
Gërvalla sigurohet ta rikthejë në vëmendje sërish: Mbi 40 milionë euro nga buxheti për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka publikuar një video nga paraqitja e saj e djeshme, ku ka folur edhe për shpenzimet e shtetit për mbrojtjen e katër personave të akuzuar në Hagë.

Gërvalla ka deklaruar se deri në shtator të vitit 2026, nga buxheti i Kosovës janë paguar gjithsej 40 milionë e 611 mijë e 855 euro për mbrojtjen dhe obligimet e tjera që lidhen me këtë mekanizëm.

Sipas saj, rreth 39 milionë e 787 mijë euro janë shpenzuar për mbrojtje juridike, ndërsa vetëm për katër personat e akuzuar janë paguar 28 milionë e 470 mijë euro.

Ministrja ka theksuar gjithashtu se Ministria e Drejtësisë aktualisht nuk ka detyrime të papaguara ndaj avokatëve apo përfituesve të tjerë në kuadër të këtij programi.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.