Gjatë intervistës së Mexhitit në RTM, para ndërtesës shpërndahen banknota me portretin e tij
Banknota të falsifikuara me portretin e Izet Mexhitit dhe vlerë prej 10.000 eurosh janë shpërndarë para ndërtesës së Radiotelevizionit të Maqedonisë (RTM), në momentin kur kryetari i Komunës së Çairit po jepte një intervistë për televizioni...
Banknota të falsifikuara me portretin e Izet Mexhitit dhe vlerë prej 10.000 eurosh janë shpërndarë para ndërtesës së Radiotelevizionit të Maqedonisë (RTM), në momentin kur kryetari i Komunës së Çairit po jepte një intervistë për televizionin publik.
Bëhet fjalë për një aksion simbolik të llojit gueril, përmes të cilit është përcjellë një mesazh ndaj Mexhitit. Në banknotat e shpërndara ishte shtypur portreti i tij, ndërsa vlera e shënuar ishte 10.000 euro.
Deri më tani nuk ka informacione zyrtare se kush qëndron pas këtij aksioni, ndërsa asnjë organizatë nuk ka marrë publikisht përgjegjësinë për të.
The post Gjatë intervistës së Mexhitit në RTM, para ndërtesës shpërndahen banknota me portretin e tij appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.