“Gjeli këndon 76 herë në orë dhe shumë herët”, pronari gjobitet me 3600 euro
Një pronar kafshësh shtëpiake në Britani është gjobitur me 3600 euro pasi fqinjët janë ankuar vazhdimisht për këndimin e vazhdueshëm të gjelit të tij të ‘padisiplinuar’. Zyrtarët e Këshillit të Qarkut të zonës ishin në adresë me pajisje monitoruese të specializuara dhe gjetën zogun duke cicëruar 76 herë në 50 minuta nga ora 5:53 e […] The post “Gjeli këndon 76 herë në orë dhe shumë herët”, pronari gjobitet me 3600 euro appeared first on InfoShqip.com.

Një pronar kafshësh shtëpiake në Britani është gjobitur me 3600 euro pasi fqinjët janë ankuar vazhdimisht për këndimin e vazhdueshëm të gjelit të tij të ‘padisiplinuar’.
Zyrtarët e Këshillit të Qarkut të zonës ishin në adresë me pajisje monitoruese të specializuara dhe gjetën zogun duke cicëruar 76 herë në 50 minuta nga ora 5:53 e mëngjesit, deri në orën 6.43.
Kësaj i parapriu një hetim me pajisje të instaluara në pronë, ku u konstatua se frekuenca ishte e “tepërt”.
Pronari i saj, Derek Bauer, iu dërgua një njoftim për uljen e zhurmës pas ankesave, duke i dhënë atij mjaft kohë për të frenuar kafshën e tij të bezdisshme dhe ndikimin e dëmshëm te fqinjët e tij.
Mirëpo, kur nuk iu përmbajt dhe lënda u dërgua në Gjykatë.
Pasi nuk mori pjesë në seancën dëgjimore në dhjetor, Bauer u gjobit me 724 euro në mungesë.
Ai gjithashtu është urdhëruar të paguajë një shtesë prej 1,115 € për dëmin dhe 1,950 € në shpenzime, të cilat duhet të paguhen brenda 28 ditëve.
Meqenëse borxhi mbetet i papaguar, çështja i është referuar ekipit ligjor në Këshillin e Qarkut të Derbyshire Verilindore ku jeton gjeli dhe pronari i tij.
“Një telash, një makth, herët në mëngjes, një zhurmë”. “Dhe kur doni të flini në atë orë të mëngjesit, nuk keni nevojë për të”, tha një fqinj.
Ai shtoi se zhurma nga gjeli nuk kufizohej vetëm në mëngjes. “Ndonjëherë është gjithë ditën. Dhe nuk mendoj se është e drejtë”, tha ai.
The post “Gjeli këndon 76 herë në orë dhe shumë herët”, pronari gjobitet me 3600 euro appeared first on InfoShqip.com.