Gjendet Golf II i vjedhur në Gjilan, arrestohet hajni
Një Golf II GTI i vitit 1990, i cili u vodh nga një garazh në Gjilan, është gjetur vetëm një ditë më vonë nga Policia e Kosovës, ndërsa personi që dyshohet se qëndron pas vjedhjes vazhdon të jetë në arrati. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije...


Një Golf II GTI i vitit 1990, i cili u vodh nga një garazh në Gjilan, është gjetur vetëm një ditë më vonë nga Policia e Kosovës, ndërsa personi që dyshohet se qëndron pas vjedhjes vazhdon të jetë në arrati.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktimë e rastit është Z. J. rreth 50-vjeçar.
Sipas informacioneve, hajdutët kishin depërtuar me forcë në garazhin e tij në rrugën “Veqe Zela”, prej nga kishin marrë automjetin Golf II GTI, ngjyrë të zezë, të prodhimit 1990. Pronari kishte deklaruar se vetura kishte rreth dy vjet që qëndronte e parkuar në garazh dhe nuk përdorej.
Pas raportimit të rastit, hetuesit e Stacionit Policor në Gjilan nisën veprimet për identifikimin e autorëve dhe gjurmimin e automjetit.
Më 25 korrik, pas punës hetimore, vetura është lokalizuar në një pronë të një personi që dyshohet se e kishte blerë nga autori i vjedhjes.
Automjeti është sekuestruar, ndërsa Policia është vënë në kërkim të personit që dyshohet se e vodhi dhe më pas e shiti.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.
