Gjendet në sheshin e Prishtinës 15-vjeçarja e zhdukur nga Drenasi

Pas disa ditësh pasigurie dhe shqetësimi për familjen, është gjetur vajza e mitur nga Drenasi, e cila ishte raportuar e zhdukur pasi ishte larguar nga shtëpia më 12 tetor, pa bërë të ditur se ku po shkonte. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije ...

tetor 18, 2026 - 10:30
Gjendet në sheshin e Prishtinës 15-vjeçarja e zhdukur nga Drenasi

Pas disa ditësh pasigurie dhe shqetësimi për familjen, është gjetur vajza e mitur nga Drenasi, e cila ishte raportuar e zhdukur pasi ishte larguar nga shtëpia më 12 tetor, pa bërë të ditur se ku po shkonte.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se 15-vjeçarja është gjetur mbrëmjen e 17 tetorit në sheshin e Prishtinës, ku është lokalizuar nga familjarët e saj.

Rasti ishte raportuar në Polici më 16 tetor, rreth orës 12:40, pasi familja kishte humbur kontaktet me të miturën, e cila ishte larguar nga shtëpia më 12 tetor, rreth orës 16:00.

Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, familjarët kanë njoftuar autoritetet rreth orës 20:40 të 17 tetorit se vajza ishte gjetur dhe ishte kthyer në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.

Pas gjetjes, e mitura është intervistuar në prani të një zyrtari të Qendrës për Punë Sociale, ndërsa më pas, me kërkesën e saj, është kthyer te familja në Drenas.

Kështu, rasti i raportuar si “Person i zhdukur” ka përfunduar me gjetjen e sigurt të së miturës.

Për shkak të moshës së saj, Sinjali nuk publikon të dhëna që mund të çojnë në identifikimin e vajzës.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.