Gjendet një foshnjë e pa jetë në Mitrovicë, nisin hetimet mbi vdekjen

Një foshnjë është gjetur pa shenja jete në Mitrovicë mëngjesin e 28.08. 2026. Rasti është raportuar rreth orës 08:00 nga babai, i cili ka njoftuar se kishte vërejtur foshnjën e tij pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor...

gusht 29, 2026 - 16:30
Gjendet një foshnjë e pa jetë në Mitrovicë, nisin hetimet mbi vdekjen

Një foshnjë është gjetur pa shenja jete në Mitrovicë mëngjesin e 28.08. 2026.

Rasti është raportuar rreth orës 08:00 nga babai, i cili ka njoftuar se kishte vërejtur foshnjën e tij pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e foshnjës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, ndërsa rasti është hapur si hetim mbi vdekjen.

Autoritetet janë duke i zhvilluar procedurat hetimore për të ndriçuar rrethanat e vdekjes së foshnjës


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.