Gjendet pa shenja jete 49 vjeçari i zhdukur në Ferizaj

Është gjetur pa shenja jete 49 vjeçari i cili u shpall i zhdukur në Ferizaj. Lajmi u bë i ditur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim. Sipas njoftimit misioni i kërkim-shpëtimit u zhvillua në fshatin Rahovicë. “Lajmërim. Njoftojmë se mis...

tetor 14, 2026 - 22:30
Gjendet pa shenja jete 49 vjeçari i zhdukur në Ferizaj

Është gjetur pa shenja jete 49 vjeçari i cili u shpall i zhdukur në Ferizaj.

Lajmi u bë i ditur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim.

Sipas njoftimit misioni i kërkim-shpëtimit u zhvillua në fshatin Rahovicë.

“Lajmërim. Njoftojmë se misioni i kërkim-shpëtimit të sotshëm në Rahovicë të Ferizajt ka përfunduar me sukses, por fatkeqësisht personi i humbur ka ndërruar jetë. Falënderojmë të gjithë banorët për bashkëpunimin e treguar, ndërsa familjarëve u shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në njoftimin e shoqatë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.