Gjendet pa shenja jete drejtori operativ i TV Alsat, Lirim Hajredini
Mëngjesin e sotëm, trupi i pajetë i Lirim Hajredinit është gjetur pranë qendrës tregtare Mavrovka, raporton Fokus.mk. Për më shumë se 16 vjet, Hajredini ka shërbyer si drejtor operativ i televizionit Alsat. Vendi i ngjarjes është siguruar n...
Mëngjesin e sotëm, trupi i pajetë i Lirim Hajredinit është gjetur pranë qendrës tregtare Mavrovka, raporton Fokus.mk.
Për më shumë se 16 vjet, Hajredini ka shërbyer si drejtor operativ i televizionit Alsat.
Vendi i ngjarjes është siguruar nga policia, ndërsa trupi do të dorëzohet për obduksion.
Hajredini ishte një menaxher me përvojë në sektorin e mediave, me ekspertizë në marketing, strategji biznesi dhe prodhim televiziv.(INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.