Gjendet pa shenje një person në Skenderaj

Një person raportohet se është gjetur pa shenja jete në Skenderaj. Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar. “Raportohet se në rrugë është gjetur i shtrirë viktima m/k dhe i njëjti është dërguar në emergjencën e Skenderajt ku nga mj...

tetor 25, 2026 - 13:30
Gjendet pa shenje një person në Skenderaj

Një person raportohet se është gjetur pa shenja jete në Skenderaj.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

“Raportohet se në rrugë është gjetur i shtrirë viktima m/k dhe i njëjti është dërguar në emergjencën e Skenderajt ku nga mjeku është konstatuar se viktima është pa shenja jete”.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.