Gjendje alarmante nga papastërtia, kjo shkollë në Prishtinë nesër anulon procesin mësimorë

Këshilli i Prindërve të shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë ka kërkuar që të premten të bojkotohet procesi mësimor. Kjo kërkesë është bërë për shkak të niveli të papastërisë në ambientet e shkollës, me ç’rast një situatë e tillë është vle...

Nëntor 5, 2026 - 19:30
Gjendje alarmante nga papastërtia, kjo shkollë në Prishtinë nesër anulon procesin mësimorë

Këshilli i Prindërve të shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë ka kërkuar që të premten të bojkotohet procesi mësimor.

Kjo kërkesë është bërë për shkak të niveli të papastërisë në ambientet e shkollës, me ç’rast një situatë e tillë është vlerësuar si shqetësuese.

Në një njoftim të prindërve thuhet se mësimi në këto kushte paraqet rrezik për fëmijët e tyre.

“Duke marrë parasysh gjendjen tejet shqetësuese higjieno-sanitare në shkollën tonë, mungesën e një zgjidhjeje konkrete për problemin e pastrimit dhe mirëmbajtjes, si dhe rrezikun e mundshëm që këto kushte paraqesin për shëndetin e fëmijëve tanë, ju njoftojmë se: TË PREMTEN, MË 6 NËNTOR 2026, BOJKOTOHET NË TËRËSI PROCESI MËSIMOR NË SHFMU “ISMAIL QEMALI”.”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, edhe prindër të tjerë kanë treguar për nivelin e papastërisë në këtë shkollë, duke shpërndarë edhe fotografi nga klasat, në të cilat shihet gjendja e rëndë në të cilën mësojnë nxënësit e këtij institucioni.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.