Gjermania po riarmatoset, frika në Europë se fuqia e re ushtarake e Berlinit mund të përfundojë nën drejtimin e AfD-së
Ministri i Jashtëm polak Sikorski ka ngritur shqetësimin për forcimin e AfD-së në Gjermani dhe mundësinë që, në të ardhmen, një Gjermani gjithnjë e më e fuqishme ushtarakisht të drejtohet nga kjo parti e së djathtës ekstreme. Sipas Sikorski...
Ministri i Jashtëm polak Sikorski ka ngritur shqetësimin për forcimin e AfD-së në Gjermani dhe mundësinë që, në të ardhmen, një Gjermani gjithnjë e më e fuqishme ushtarakisht të drejtohet nga kjo parti e së djathtës ekstreme. Sipas Sikorskit, Polonia dëshiron një Gjermani të fortë, demokratike dhe të angazhuar në sigurinë e përbashkët të Europës. Megjithatë, ai paralajmëron se situata do të ishte krejtësisht tjetër nëse fuqia ushtarake e Berlinit do të binte në duart e një partie që Varshava e konsideron të afërt me Rusinë.
“Dëshirojmë që Gjermania, nën një udhëheqje demokratike dhe si ekonomia e parë e Europës, të luajë një rol të rëndësishëm në garantimin e sigurisë sonë të përbashkët”, është shprehur Sikorski, duke theksuar se Polonia është e vetëdijshme se ku mund të çojë një Gjermani e riarmatosur nën drejtimin e një force të ekstremit të djathtë. Deklaratat vijnë në një kohë kur Gjermania po rrit ndjeshëm investimet në mbrojtje dhe po forcon Bundesuehr-in, me synimin për të pasur një rol më të madh në sigurinë europiane dhe në NATO.
Për Varshavën, një Gjermani e fuqishme ushtarakisht nuk përbën domosdoshmërisht kërcënim. Përkundrazi, forcimi i saj mund të ndihmojë në mbrojtjen e Europës. Shqetësimi kryesor lidhet me drejtimin politik që mund të marrë vendi dhe me mënyrën se si do të përdorej kjo fuqi në rast se AfD do të arrinte në pushtet. Rritja e mbështetjes për AfD-në në Gjermani ka shkaktuar shqetësim në disa vende europiane, veçanërisht për shkak të qëndrimeve të saj ndaj Rusisë, Ukrainës dhe politikave të Bashkimit Europian.
The post Gjermania po riarmatoset, frika në Europë se fuqia e re ushtarake e Berlinit mund të përfundojë nën drejtimin e AfD-së appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.