Gjesti paralajmëron projektin e ri muzikor

Gjesti po përgatitet të sjellë projektin e tij të radhës, pas suksesit të bashkëpunimit “Gasolina” me Dhurata Dorën. Artisti ka ndarë me ndjekësit disa pamje nga studioja, duke bërë të ditur se është duke punuar për këngën e re. Përmes post...

gusht 11, 2026 - 16:00
Gjesti paralajmëron projektin e ri muzikor

Gjesti po përgatitet të sjellë projektin e tij të radhës, pas suksesit të bashkëpunimit “Gasolina” me Dhurata Dorën.

Artisti ka ndarë me ndjekësit disa pamje nga studioja, duke bërë të ditur se është duke punuar për këngën e re.

Përmes postimit në Instagram, ai ka lënë të kuptohet se publikimi nuk do të vonojë shumë.

“Shumë shpejt do ta dëgjoni edhe ju”, ka shkruar Gjesti, duke rritur kështu kureshtjen e fansave për projektin e ri.

Megjithatë, ai ende nuk ka bërë të ditur titullin e këngës apo datën e saktë të publikimit.

 


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.